Këngëtarja është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, ku argëton pa fund fansat e saj.
Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën vjen me një pamje krejt ndryshe.
Ajo ishte shndërruar në bjonde tërheqëse, ndërsa përmes imazhit të shkrepur në Nju Jork dha sinjale për diçka të re.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, këngë që rezultoi shumë e suksesshme.