Shyhrete Behluli: Lamtumirë Baca Adem, ishe sakrificë për popullin

Sot në orën 12:00 varroset veprimtari i shquar, Adem Demaçi.

Vdekja e tij i ka pikëlluar të gjithë, sidomos ata që e njohën nga afër shkrimtarin e njohur.

Është kjo këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli e cila i ka dhënë lamtumirën e fundit, Adem Demaçit: “Lamtumirë Baci Adem, ishe sakrificë për popullin”.

Ceremonia komemorative dhe varrimi i Adem Demaçit, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.