Një numër i madh i njerëzve ishin mbledhur për ta dëgjuar këngëtaren shqiptare me famë botërore.
E të ardhurat e koncerit të asaj nate ajo ka vendosur që t’i dhurojë për viktimat e zjarrit në Athinë.
Tragjedia e fundit me zjarret atje, ka prekur jashtëzakonisht shumë edhe këngëtaren me origjinë shqiptare, andaj paratë e fituara ka zgjedhur t’i japë për bamirësi për të mbijetuarit.
Kujtojmë se 31 vjeçarja është nderuar me mirënjohje nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.