Ledri Vulën nuk e lënë ‘rehat’ fanset gjatë koncertit

Se është njëri nga reperët më të pëlqyer këtë e dëshmon Ledri Vula.

Ai ka filluar sezonën e verës mbarë me këngë dhe bashkëpunime të shumta, e që përveç kësaj ai është goxha aktiv edhe në koncerte.

Në koncertin e fundit në një nga bregdetet shqiptare Vula shfaqet i rrethuar nga fansat të cilët fotografohen me të.

Ledri vazhdon të jetë tejet i dashur për publikun e më së shumti për gjininë e bukur. “Mike”, është kënga e fundit e publikuar nga ai në duet me Elvanën dhe John Shahun.