Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj në vitin 2015 është martuar me biznismenin, Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza.
E sot ka festë në familjen e tyre pasi bashkëshorti i saj feston ditëlindjen, me ç’rast nuk ka munguar as urimi i veçantë i modeles shqiptare.
“Urime ditëlindjen, mbreti im”, është mbishkrimi i fotos.
Çifti tash e sa kohë jetojnë në SHBA të cilët po kalojnë momente tejet të lumtura me njëri-tjetrin.