Harry Styles përfundon turneun e parë muzukor solo,milionat e grumulluara i çon për bamirësi

Ish pjesëtari i grupit “One Direction” ditën e kaluar mbylli turneun e tij të parë muzikor si solist, me koncertin e fundit në Los Angeles.

Këngëtari ka qenë në turne për 10 muaj duke filluar nga shtatori i vitit të kaluar dhe ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës.

Ai arriti të shesë thuajse 1 milion bileta n 89 koncerte ku ka performuar dhe ka fituar qindra miliona dollarë të cilave j’ua ka gjetur vendin menjëherë.

Artisti 24-vjeçar do t’i dhurojë këto para për bamirësi. Menjëherë pas përfundimit të turneut, 1.2 milion dollarë shkuan për 62 fondacione bamirësie në të gjithë botën.

Me pjesën tjetër të parave Harry do të sigurojë që vende të ndryshme në SHBA e jo vetëm të kenë ujë të pishëm nga rubineti e të mos detyrohen ta blejnë atë.

Në secilin koncert të turneut të tij ai është siguruar që çdo shishe uji apo pijesh të fansave dhe stafit dhe mblidhen për riciklim dhe tashmë figuron 10.000 shishe nga fansat, 3200 nga grupi i tij personal (muzikantë, kërcimtar, grimier, stilistë) dhe 6500 nga pjesa e tjetër e stafit organizues të qyteteve ku ka shkelur.