Pacolli i reagon Daçiqit për tërheqjen e njohjeve: Përpjekje Don Kishoteske

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar homologut serb, Ivica Daçiq që ka thënë se njohjet e Kosovës do të bien nën 100.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar homologut serb, Ivica Daçiq që ka thënë se njohjet e Kosovës do të bien nën 100.

Pacolli ka thënë se kjo përpjekje e Daçiq është thjeshtë një përpjekje, siç ka pohuar ai, Don Kishoteske.

“Deklarata e Dacicit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes qê ai përfaqëson – Destruktivitet, shkatërrim, rrënim”.

Pra kjo është ajo që përfaqëson Dacic. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të “ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se, ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Dacicit dhe politikes se Serbisë.

“E sa i përket paralajmërimeve të Dacicit për terheqjen e njohjeveato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske”.

“Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës”.

“Sa i vogël je Ivica Dacic… Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë…..!”, ka përfudnuar Pacolli.