Qendra Kulturore e Fëmijëve /Gjergj Lacaj/ nga Lezha mban shfaqje në Preshevë.

Teatri i kukullave ''XIXËLLONJAT E LEZHËS'' paraqitet para publikut Preshevarë...

Teatri i kukullave ''XIXËLLONJAT E LEZHËS'' paraqitet para publikut Preshevarë me një shfaqje për fëmijë "Mendo për shëndetin tënd"

Shfaqja "Mendo për shëndetin tënd" mblodhi me vete shumë fëmijë duke i dhënë pamje mahnitëse Shtëpisë së Kulturës me gjallërinë dhe energjinë pozitive të tyre.

Hapjen e shfaqjes e bëri drejtori i Shtëpisë së Kluturës z.Gani Veseli ku më pas edhe përfaqsuesit Ardian Laqi ju dha fjala përshëndetëse.

Shfaqja filloi duke ilustruar tre persona: Nënën dhe dy vajzat dhe ushqimet e tyre, ku njëra ushqehej me ushqime BIO dhe tjetra me Fast Food. Delina dhe ushqimet e saj të shpejta u bënë shkak që ajo të  përfundojë në spital.

Këshilla e vetme dhe mesazhi i kësaj shfaqje ishte kujdesi dhe ushqimi natyral që duhet ta konsumoni,ku dhe shumë fëmijë dhanë mendimet e tyre sa i përket pjesmarrjes në shfaqje.

Drejtori i "TEATRIT TË KUKULLAVE" Marçel Laçaj u shpreh shumë i kënaqur me vizitën që i bëri Preshevës në kuadër të shfaqjes dhe tha se ky është vetëm fillimi, do të vazhdojmë edhe me më shumë shfaqje tjera.

Shfaqje të këtij karakteri shpresojmë të kemi edhe më tutje, të arrijmë ti kënaqim fëmijët dhe të socializohen me rrethin e gjërë qoftë edhe përmes një komunikimi jo verbal.