Qumështi i bletës prodhohet nga bletët e reja dhe shërben si ushqim për mbretëreshën e tyre.
Por, qumështi i bletës është një produkt i përdorur gjerësisht edhe në mjekësi për shkak të përfitimeve të shumta që ka për shëndetin e njeriut.
Ja disa nga efektet e tij në organizëm:
Forcon sistemin imunitar dhe lufton alergjitë.
Ndihmon në prodhimin e baktereve të dobishme, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
Rritë nivelet e kolagjenit, i cili ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.
Trajton osteoporozën, sëmundjen e kockave.
Shëron plagët dhe inflamacionet e lëkurës edhe më shpejt se vetë mjalti.
Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë u vjen në ndihmë atyre që vuajnë nga diabeti.