Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se takimi me homologun e saj nga Luksemburgu ka qenë mundësia e thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh.
“Vizita e tij është një dëshmi e qartë thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh dhe për të forcuar marrëdhëniet tona më të ngushta. Ky është një hap i rëndësishëm drejtë bashkëpunimit të qëndrueshëm. Luksemburgu e ka ndihmuar Kuvendin për votimin elektronik”, tha ajo.
Gërvalla tha se javë më parë në OKB e ka theksuar rrezikun e një fshqinji të rrezikshëm dhe të një Rusie më agresive.
“Këshilli Evropian ka paralajmëruar kohëve të fundit një paralajmërim që thekson se nëse NATO dhe SHBA nuk ndërmarrin hapa të nevojshëm në këtë drejtim, ekziston mundësia e rikthimit të konfliktit në Ballkan”, ka thënë ajo.
Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan, raporton Ekonomia Online.
Bettel ka thënë se shteti i tij do të jetë çdo herë në krah me Kosovën me investime milionëshe.
“Ne dihet të bëjmë qmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë e jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perpsketivë evropiane por jo pas 200 vitesh”. “Ky rajon la vuajtur shumë prej vendimeve që i kanë ndërmarrë të tjerët dhe unë jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, tha ai.