Urimi i plotë i z.Shaip Kamberi:
Urime Dita Flamurit,
28 nëntorin, Ditën e Pavarsisë se Shqipërisë më së shumti e ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës! Aty ku ende nëse valvitë flamurin shqiptar përballesh me pasoja e ku na është ndaluar me ligj ngitja e tij nuk na ka bërë të dorëzohemi
Jemi shqiptarët e vetëm në shtetet e Ballkanit Perendimor që ende dënohemi për vendosjen e flamurit kombëtar!
Sot, më shumë se kurrë nevojitet që zëri ynë të ngritet e të kërkojmë më shumë liri e barazi, e ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më!
Në këtë ditë ku e gjithë bota shqiptare, e shqiptarët gjithkah nëpër botë festojnë, urime të gjithë atyre e veçanërisht shqiptarëve në Luginë të Preshevës 28 Nëntori, ditën e flamurit kombëtar!