QUINT mblidhet në Bruksel për situatën në veri: I qëndrojmë prapa Lajcakut

QUINT mblidhet në Bruksel për situatën në veri: I qëndrojmë prapa Lajcakut

Pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të së dielës, që la të vdekur një rreshter të Policisë dhe plagosi një zyrtar tjetër, pati shumë reagime nga ndërkombëtarët.

Kësaj here nuk munguan as shtetet e QUINT’it janë mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar pikërisht këtë situatë

Siç bën të ditur këshilltari i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo, në këtë takim u diskutua mbi dialogun e lehtësuar nga BE, si forma e vetme për të çuar përpara normalizimin e situatës mes dy Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Talo thotë se QUINT qëndron pas punës së bërë nga emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak.

“Dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur drejt BE. Ne qëndrojmë pas përfaqësuesit të lartë të BE-së, Lajçak. Pata diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të & kolegët nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës” ka thënë Talo.