Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë 8 milion dinarë me Ministrinë për Zhvillim të Balancuar Regjional

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë 8 milion dinarë me Ministrinë për Zhvillim të Balancuar Regjional

Pas nënshkrimit të kontratës mes komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës në vlerë prej mbi 13 milionë dinarë gjatë ditës së sotme, sot është nënshkruar edhe një kontratë tjetër mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe ministrit për Zhvillim të Balancuar Regjional Edin Gjerlek në vlerë prej 8.336.000, dinarë. 

Kjo kontratë ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të komunës së Bujanocit, kryesisht të populluara me romë. 

Gjatë deklaratave të tyre për media, kryetari Arifi dhe ministri Gjerlek theksuan nevojën për investime në të gjitha lokalitetet pa dallime etnie. 

Pas takimit, të shoqëruar edhe nga këshilltari komunal Adem Salihi, kryetari Arifi dhe ministri Gjerlek vizituan disa nga banorët e komunitetit rom, në lagjet e të cilëve do të kryhen punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore. 

Gjatë bisedës me ta, banorët lokal falemnderuan minsitrin Gjerlek për interesimin e tij për të investuar, duke mos harruar të falemnderojnë edhe kryetarin Arifi për angazhimin e tij që investimet t'i shpëndajë për të gjitha komunitetet në Bujanoc, me këtë rast edhe tek romët.

Kjo është kontrata e dytë e nënshkruar sot, pas asaj me Ministrinë për Miniera dhe Energjetikë në vlerë prej 13.330.000,00 dinarëve.