Arsenal hap negociatat për Gabriel Jesus

Arsenal hap negociatat për Gabriel Jesus

Arsenal nuk po dorëzohet në garën për Jesus.

Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus është në listën e dëshirave të Arsenal.

Përkundër raportimeve se Pep Guardiola dëshiron ta mbajë lojtarin në ‘Etihad’, ‘Gunners’ janë duke bërë lëvizjet e tyre.

‘Football Insider’ bën të ditur se tashmë janë hapur negociatat për një transferim gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Arsenal mund të mbetet prapa në garë për shkak të pamundësisë për kualifikim në Champions League.

Jesus sapo ka fituar një tjetër Premier League me Man City, por ardhja e Erling Haaland thuhet se mund t’i minimizojë edhe më shumë minutat e tij.