Vdes njëri prej tre turistëve gjerman që ranë në një humnerë në Valbonë

Vdes njëri prej tre turistëve gjerman që ranë në një humnerë në Valbonë

Tre turistë gjermanë janë rrëzuar duke ecur mes Thethit dhe Valbonës sot në mesditë.

Mësohet se tre turistët kishin humbur rrugën, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.

Udhërrëfyesi Zef Gjini për Top Channel tha se gjeti në fund të humnerës një burrë pa shenja jete dhe dy të rinj që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat policore të Thethit i morën turistët dhe i dërguan në spital.