• E mërkurë / May-18 11:53
  • Kontakt

Bujanoci dhe Likova bashkëpunojnë për IPA Fondet

Bujanoci dhe Likova bashkëpunojnë për IPA Fondet

Kryetari i komunës së Bujanocit së bashku me kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit pritën në takim një delegacion nga komuna e Likovës, të kryesuar nga kryetari i kësaj komune z. Erkan Arifi.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi i dy komunave në sferën e turizmit dhe kulturës, si dhe mundësia e aplikimit në IPA fondet të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit u shkëmbyen edhe kontaktet e para të grupeve punuese, që sa më shpejt komuna e Bujanocit dhe Likovës të aplikojnë në fondet e BE-së.