• E mërkurë / May-18 12:48
  • Kontakt

64 mijë trupa vetëm në Evropë: Kapaciteti ushtarak i SHBA-ve për t’i bërë ballë Rusisë

64 mijë trupa vetëm në Evropë: Kapaciteti ushtarak i SHBA-ve për t’i bërë ballë Rusisë

Gati 64,000 trupa amerikane janë gati në Evropë për t’u vendosur në krahun lindor të kontinentit nëse presidenti amerikan, Joe Biden, bën një thirrje të tillë për të kundërshtuar agresionin rus në rritje në kufirin me Ukrainën.

Teksa Vladimir Putin ka vendosur 100,000 forca ruse në kufirin me Ukrainën dhe vazhdon të ngjallë frikën se do ta pushtojë atë, SHBA-ve mund t’i duhet të përgatisë trupat e saj dhe rezervistët e armët e vendosura në të gjithë Evropën, duke përfshirë 40 anije luftarake, 175 avionë dhe 90 tanke, raporton Daily Mail

Zyrtarët ushtarakë i paraqitën komandantit të përgjithshëm një plan për të vendosur deri në 50,000 trupa nëse situata e sigurisë përshkallëzohet dhe Rusia fillon pushtimin në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, SHBA u tha familjeve të ambasadës amerikane që të ktheheshin në shtëpi ‘për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm’ të një sulmi të tillë, njoftoi Departamenti i Shtetit të dielën.

SHBA-ja kishte rreth 175,000 trupa të stacionuara jashtë vendit që nga shtatori 2021. Një total prej afro 64,000 prej këtyre anëtarëve të shërbimit ishin të stacionuar në Evropë.

SHBA ka rreth 750 baza ushtarake në 80 vende.

Komanda për 40 anijet luftarake të SHBA-së është me bazë në Itali, dhe SHBA-ja tashmë ka shtrirë muskujt e saj drejt Rusisë duke dërguar anije në Detin e Zi.