• E mërkurë / May-18 11:50
  • Kontakt

Zbulohet transkripti i përgjimit të opozitës ruse në Beograd nga BIA serbe

Zbulohet transkripti i përgjimit të opozitës ruse në Beograd nga BIA serbe

Në transkriptin e bisedës mes dy zyrtarëve, në të cilën ka pasur qasje e përditshmja Nova, thuhet se ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka premtuar se Serbia do ta informojë rregullisht palën ruse për aktivitetet e “Open Russia”.

Këto informacione janë siguruar nga Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA)

Dy javë pas takimit, Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) arrestoi bashkëorganizatorin e seminarit në Beograd dhe përfaqësuesin e organizatës Andrei Pivovarov.

Përfaqësuesit e opozitës ruse mbajtën një seminar vitin e kaluar, nga 4 deri më 12 maj. Sipas të pranishmëve, ky tubim është monitoruar nga sigurimi serb nga dita e parë deri në ditën e fundit.

“Më 9 maj morëm me qira një turne në Danub dhe Sava. Unë supozova se mbikëqyrja do të vazhdonte edhe atje. Në një distancë prej rreth 200 metrash, rreth gjysmës së udhëtimit tonë, vumë re se na ndiqte vazhdimisht një varkë e tipit ‘zodiak’, në të cilën ndodheshin dy burra. Të nesërmen në mbrëmje, më 10 maj, dolëm për një shëtitje në zonën e Zemunit, morëm me qira një taksi për në Kullën Gardos dhe zbritëm në rrugën Grobljanska. Duke zbritur nga taksia, vura re një ‘Volkswagen Golf’ argjendi që kalonte pranë nesh dhe pashë të njëjtët burra që kisha parë ditën e parë. Më vonë njëri prej tyre vazhdoi në varrezat e Zemunit. Ai ishte aty ku ishim ne dhe lëvizte vazhdimisht nga një stol në tjetrin, që të mos binte në sy”, ka deklaruar avokati rus Dimitri Zahvatov, pjesëmarrës në këtë seminar.

Dy ditë pas takimit, Vulin udhëtoi për në Moskë. Qëndrimi i tij dyditor në Rusi u shënua nga takimi me sekretarin e Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, të cilit, siç u mësua, i ka dorëzuar transkriptet e bisedave të regjistruara të opozitarëve rusë, duke premtuar ndihmën e Serbisë lidhur me ta.

Në transkriptin e bisedës, thuhet se Vulin i shpjegoi Patrushevit se ishte i njohur me aktivitetet e organizatës “Open Russia”, për të cilën tha se kishte mbështetjen e Perëndimit dhe “vepron kundër interesave ruse”.

“Ai premtoi se Serbia do të informonte rregullisht palën ruse për aktivitetet dhe anëtarët e saj”, thuhet në dokument.

“Për Serbinë, lufta kundër ‘revolucioneve me ngjyra’ është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Vulin.

Në mbledhjen e Këshillit rus të Sigurisë, e cila u mbajt më 14 maj, dy ditë pas takimit të opozitës ruse në Beograd, Patrushev deklaroi se sesioni i fundit i Grupit të Punës kundër Revolucioneve me Ngjyra u mbajt më shumë se një vit më parë në Beograd.

Brnabiq pretenduan se nuk kishin informacion për ekzistencën e tij.

“Ky grup pune, detyra e të cilit është të rregullojë në mënyrë normative punën e OJQ-ve, të shqyrtojë mënyra për të kundërshtuar trazirat masive dhe përpjekjet për të destabilizuar rendin, duhet të ketë sesionin e radhës në Moskë gjatë verës. Marrëveshja për trajnimin e forcave serbe për luftë kundër trazirave nuk u realizua për shkak të pandemisë së koronavirusit”, vijon dokumenti.

Patrushev në takim ka folur edhe për “potencialin tejet destabilizues të Ballkanit”, i cili sipas tij është provokuar nga jashtë, nga perëndimi.

“Situata është përkeqësuar nga ardhja në pushtet e administratës së re amerikane, e kryesuar nga një njeri [presidenti amerikan Joe Biden], i cili mbron idenë e ‘përhapjes së demokracisë në mbarë botën’”, deklaroi Patrushev në takim me Vulinin, telegrafi.

Arrestimi në Shën Petersburg

Në të njëjtën kohë, pala ruse ka njoftuar kolegët serbë për zhvillimin e sistemit të saj informativ, i cili mundëson monitorimin e objekteve dhe monitorimin e personave të dyshimtë, ndërsa ministri Vulin vuri në dukje bashkëpunimin e jashtëzakonshëm mes dy MPB-ve, duke shtuar se me palën ruse. në nivel vjetor shkëmbyen rreth 500 informacione.

Në takim, Vulin shprehu gatishmërinë e palës serbe për të marrë pjesë në trajnime lidhur me luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar, shkatërrimit të mjeteve shpërthyese, por edhe veprimeve negative të organizatave joqeveritare.

Dy javë pas këtij takimi, në aeroportin e Shën Petersburgut është arrestuar opozitari Pivovarov, nga organizata “Open Russia”. Ekipi i tij më pas tha se policia e mori në pyetje, kontrolloi banesën e tij dhe filloi procedimin penal për shkelje të pretenduar të legjislacionit rus për “organizatat e padëshirueshme”.