• E mërkurë / Jan-26 00:00
  • Kontakt

znj.Sinani vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të kësaj kategorie

znj.Sinani vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të kësaj kategorie

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Anita interesohet për shkollën Graniti për sportin. Fatimja për artin Lirimi për gjelbërimin. Bujari për punësimin. Berati për teknologjinë.

Janë social. Janë ambicioz. Janë modern. Plotë pozitivitet. Plotë përkushtim. Për njeriun. Për shoqërinë.

Mësojmë prej tyre. Ndjejmë. Dashurinë për njerëzoren. Dashurinë për të përbashkëtën 

Nevojat i kanë të veçanta. Të drejtat e barabarta

Disa punë nuk mund t’i bëjnë, por shumë të tjera po. Edhe më mirë se të tjerë

Prandaj solidariteti është para së gjithash detyrë e atyre që kanë nevoja të zakonshme. Përkrahja është mbi gjithash obligim i institucioneve

Si Qendra për Punë Sociale, të cilën e falenderoj për punën që po bën çdo ditë në këtë drejtim. Për gjithëpërfshirje dhe mundësi për të gjithë

Këtë përkushtim të përditshëm e shënuam sot simbolikisht në drejtimin e drejtorit z.Liridon Latifi, me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.        

Me një program artistik për fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit dhe miqtë e tyre

Vazhdojmë. Sot. Nesër. Çdo ditë.

Më shumë për ata që kanë më tepër nevojë. 

Për Preshevën e Re