Sllovakia është vendi i dytë evropian që po hyn në bllokim për shkak të COVID-19

Sllovakia është vendi i dytë evropian që po hyn në bllokim për shkak të COVID-19

Sllovakia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore dhe po implementon një bllokim dy-javor pas një rritjeje të rasteve me COVID-19, derisa për shtatë ditë mesatarja e rasteve ditore ishte mbi 10 mijë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi i Evropës Qendrore është aktualisht në mes të rritjes më të shpejtë të infeksioneve në botë, dhe me këtë rast masat, të cilat përfshijnë mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore, si dhe baret dhe restorantet, kanë për qëllim të ndihmojnë sistemin në vështirësi të kujdesit shëndetësor.

Vendimi erdhi pasi presidentja Zuzana Caputova iu drejtua vendit të martën, duke thënë se “Sllovakia po e humb betejën kundër COVID-19”.

Gjatë bllokimit dy-javor, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, si blerja e sendeve ushqimore, shkuarja në punë dhe shkollë, ose për vaksinim.