Befason, Robert Berisha: Nëse më fton, ja çka do të bëja në dasmën e Nora Istrefit

Befason, Robert Berisha: Nëse më fton, ja çka do të bëja në dasmën e Nora Istrefit

Në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel është diskutuar nga moderatoret një temë mjaft e përfolur.

A mund të qëndrosh shok me ish të dashurin apo jo. Vajzat kanë qenë kundër, përveç Teas e cila është shprehur se mban marrëdhënie miqësore me ish të dashurin e saj.

I ftuar ka qenë moderatori dhe këngëtari Robert Berisha I cili ka rrëfyer se me Norën përveç se prindër të vogëlushes Renee ata janë edhe miq të mirë. Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”.