Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë sot e vizitoi përfaqësuesi i zyrës së OSBE - së për Luginën e Preshevës.

Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë sot e vizitoi përfaqësuesi i zyrës së OSBE - së për Luginën e Preshevës.

Kryetari i Këshillit të BIK- ut në Preshevë  z. Mr. Nexhmedin Ademi, priti Kiron Reid, përfaqësuesin e zyrës së OSBE- së në Jug të Serbisë. 

Në këtë takim u diskutua për situatën e krijuar pas Kuvendit zgjedhor të BIPBM - së,  ku pas dorëheqjes së ish - Myftiut Nexhmedin Saqipi, u zgjodh Myfti i ri z. Nexhmedin Ademi. 

Kryetari i Këshillit z. Ademi në cilësinë e Myftiut të BIPBM - së e njofto z. Reid për sfidat me të cilat do të përballet organizimi fetarë pas ndryshimeve të reja. Z. Reid u interesua për komfiguracionin e ri të hartës institucionale të xhematit dhe xhamive që participojnë në BIPBM  tani si këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari z. Ademi e shpjegoi kontunuitetin e bashkëpumimit shpirtëror e institucional me Bashkësinë Islame të Kosovës duke i qēndruar besnik vkerave fetare e kombëtare që kanë kultivuar ndër breza këto institucione.

Tani e tutje përgjegjësite juridike e institucionale do të mbulohen sipas detyrimeve ligjore që i ka fituar subjejtiviteti juridik i organizimit fetar në kuadër të BIPBM - së.

Në takim u trajtuan edhe temat me karakter kulturor, politik e religjioz si dhe roli i komuniteteve fetare në evidentimin e gjuhës së urrejtjes dhe akteve islamofobike, detyrimet që shteti laik ka ndaj komuniteteve fetare, trajtimi i barabart i komuniteteve fetare etj.

z. Reid përfitoj nga rasti t'i uroj gjithë besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit.

Së bashkun në takim me kryetarin z. Nexhmedin Ademi, ishin edhe kryeimami z. Xhemaledin Hasani dhe sekretari z. Abedin Limani.

Njofton shërbimi për informim pranë KBI - Preshevë.

19. 07. 2021

Preshevë.