• E mërkurë / Apr-24 18:34
  • Kontakt

Vuçiq para takimit me Kurtin: Rezultati i gjithë kësaj do të shihet në fund të lojës

Vuçiq para takimit me Kurtin: Rezultati i gjithë kësaj do të shihet në fund të lojës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se të hënën do të udhëtojë drejt Brukselit, që të martën të zhvillohet takimi në kuadër të dialogut.

Vuçiq theksoi se nuk ishte i interesuar për atë që po thoshin të tjerët dhe se dialogu ishte i rëndësishëm dhe se ishte e rëndësishme që “të flasim për shkak të njerëzve në Kosovë.

Sipas tij, rezultati i gjithë kësaj do të shihet në fund të “lojës”, transmeton lajmi.net.

“Unë çdoherë i kam admiruar ata që kërcënojnë të mundin një kundërshtar para një loje, nuk më intereson se çfarë thonë ata, unë mund të them vetëm nëse mendoni se po vini për gjërat për të cilat po flisni, ju mos hajdeni, nuk duhet të lejojmë që forca më të mëdha të na përzihen, e lëre më atyre”,shtoi presidenti serb.

Vuçiq tha se do të përkujdesen për interesat e Serbisë dhe se në Bruksel nuk do të jetë fare e lehtë.

“Ata do të vijnë me një shfaqje të përgatitur, rezultati është shkruar në tabelën e rezultateve në fund, jo në fillim. Serbia është në rrugën evropiane dhe është shumë më afër sesa ata që dëshirojnë të japin një mësim”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 15 qershor në kuadër të dialogut në Bruksel.