Xiaomi prodhuesi i tretë më i madh i telefonave në botë, lë pas rivalin Huawei

Xiaomi prodhuesi i tretë më i madh i telefonave në botë, lë pas rivalin Huawei

Ndërsa ndalimi i Sh.B.A vazhdon ta shtrëngojë gjigantin kinez Huawei në tregun e telefonave të mençur mobil, ne më në fund kemi filluar të shohim efektet e pafavorshme që masat e rrepta të shtetit amerikan kanë ndikuar në shitjet e Huawei, megjithë performancën spektakolare të kompanisë në vitin 2019.

Sipas numrave të fundit të Strategy Analytics, për të parën herë Huaëei ka rënë nga vendi i tretë në botë, pozitë të cilën e ka marrë rivali i saj direkt Xiaomi në muajin shkurt. E para kishte shitje prej 5.5 milionë njësive, ndërsa kjo e fundit mezi arriti ta kalojë me 6 milionë njësi.

Samsung dominoi tregun, megjithatë, me gati tre herë më shumë shitje gjatë muajit të njëjtë. Apple, ndërkohë, ishte në vendin e dytë me një shitje solide prej 10.2 milionë njësive.

Por gjithsesi se nuk është në pyetje vetëm Huawei. E gjithë industria e telefonave të mençur është vuajtur me shitje.

Më e rëndësishme se kjo ndërhyrje në renditjen e prodhuesve të mëdhenj të telefonave në nivel global, është rënia prej 38% nga viti në vit në shitjet e telefonave për muajin shkurt, dhe e gjithë kjo rënie është për shkak të pandemisë globale e cila po vazhdon edhe më tutje.