Mbledhja e Komisionit Komunal Zgjedhor lidhur me listat zgjedhore

Komisioni Komunal Zgjedhor mban mbledhjen e saj të fundit rreth listave dhe kandidatëve për zgjedhjet e 24 dhjetorit...

Zeqirja Myftari kryetar i KKZ-së tha se të gjitha listat janë dorëzuar me afat dhe radhitja është bërë në bazë të listave se si janë dorëzuar.

Në zgjedhjet e 24 dhjetorit garojnë tetë parti politike prej tyre me numër të plotë të kshilltarëvë janë: Alternativa për ndryshim, Partia Demokratike Shqipëtare, Partia për Veprim Demokratik  dhe Lëvizja për Reforma -PDSH.

Ndërsa partitë të cilat garojnë me 1/3 e këshilltarve janë: Unioni Demokratikë Shqipëtar, Partia Demokratike dega në Preshevë ,Bashkimi Demokratikë i Luginës dhe Nisma e Re për Preshevën dhe nga ana e listës serbe koalicioni për Sërbinë unike.

Dorëzimi i listave ka përfunduar me afat ku nesër është afati i funditë për tu dorëzuar listat për zgjedhjet që do të mbahen me 24 dhjetor.