Përfundon nata e fundit e festivalit /Ditët e Komedisë Shqiptare/ (Video)

Teatri "Migjeni" nga Shkodra u prezentua me komedinë "Tartufi"...

Nata e pestë që njëherit ishte dhe finalja  e festivalit "Ditët e Komedisë Shqiptare" u prezentua nga Teatri i Shkodrës me komedinë "Tartufi", nën regji të Kushtrim Bekteshit.

Historia e një familjeje të cilët fati i përballë me një pastor shumë të devotshëm dhe fetar dhe fiksimi i një babai që të martojë vajzën e tij me këtë person.

Një familje e lumtur, një nënë aristokrate, një babai i përkushtuar ndaj fesë, një vajzë rebele dhe e dashuruar dhe një djalë shumë energjik dhe modern.

Në këtë shfaqje kemi  të ndërthurur dhe shumë personazhe të tjerë të cilët na paraqiten në vazhdimësi. Mashtrime, vrasje, gënjeshtra dhe dashuri  janë ato të cilat përbënin komedinë. Ngjarjet rrjedhin, ndodhin  ato  që nuk priteshin aspak, personi i njohur me emrin Tartuf, pastori i cili shtirej si një person shumë i ndershëm dhe i vetësakrifikuar është pikërisht personazhi me cilësitë më të këqija të një njeriu dhe i cili është shkaktar i shumë i vuajtjeve  dhe torturave të shumë njerëzve. Një shfaqje me motive shumë të fuqishme,  ku ambicia dhe egoizimi janë të gërshtuara po në këtë individ të quajtur Tartuf, cilësi të cilat në një moment  arrijnë majat duke shkuar  deri në atë pikë  të  krijimit të një klani shumë të fuqishëm, klan i cili  udhëhiqej po nga ai  me moton që të përhapej sa më shumë e liga nëpër botë.

Drejtoresha e Teatrit  të Shkodrës Rita Gjeka e cila njëherit dhe luante në këtë shfaqje u shpreh për Tv Aldi se në Preshevë vim nga dashuria e madhe që kemi për Preshevën, "Presheva është pjesë e jona dhe është pjesë që dhemb më shumë".

Protagonisti kryesor i shfaqjes Besfort Berberi nga Gjakova u shpreh shumë i kënaqur me pritjen e publikut të Preshevës "Është një publik fantastik i cili nuk dallon nga vendet e tjera siç janë Shkodra apo Gjakova"

Video është duke u ngarkuar.