Shkodra fituese e çmimit kryesor në festivalin /Ditët e Komedisë Shqiptare/ (Video)

Në natën finale të festivalit janë ndarë 7 çmime...

Në natën finale të festivalit "Ditët e Komedisë Shqiptare" u bë dhe ndarja e 7 çmimeve prej të cilëve 6 çmime ka ndarë juria ndërsa një çmim e ka ndarë Teatri i Preshevës si nikoqire dhe organizuese e festivalit. Ndarjen e çmimit special e bëri regjisori Nexhati Shabani të cilin çmim e mori aktori nga Tetova Burhan Amiti i cili u prezentua me një Stand Up Comedy.

Ndarjen e çmimit të parë  juria e filloi nga aktori më i mirë mashkull jo protagonist të cilin çmim e fitoi Shpëtim Selmani me shfaqjen "Peer Gynt" nga Kosova në regji të Agon Myftarit.

Në vazhdim u nda çmimi për aktoren më të mirë femër jo protagoniste Aida Elezi nga teatri Kombëtar i Shkupit "Shfaqja që shkoi mbrapsht".

Çmimin për interpretim grupor të harmonizuar deri në detaje e fituan aktorët nga Teatri i Preshevës me shfaqjen "Maratonistët".

Aktorja më e mirë nga juria u përzgjodh  Rita Gjeka nga Teatri i Shkodrës me shfaqjen "Tartufi".

Çmimin aktori më i mirë protagonist e fitoi Adem Karaga nga Teatri Kombëtar i Shkupit me shfaqjen "Shfaqja që shkoi mbrapsht".

Regjia më e mirë u përzgjodh Agon Myftari  poashtu nga Teatri Kombëtar i Shkupit me shfaqjen "Shfaqja që shkoi mbrapsht".

Ndërsa për ndarjen e çmimit kryesor më të mirë juria ftoi në skenë drejtorin e Teatrit të Preshevës z. Gani Veselin dhe kryetarin e komunës z.Shqiprim Arifi, me këtë rast z.Arifi pati rastin që të mbajë  një fjalë përshëndetëse  dhe  falënderoi organizatorët, të gjithë trupat e aktorëve, regjisorët si dhe publikun e Preshevës, çmimin për shfaqjen më të mirë e mori Teatri i Shkodrës me shfaqjen "Tartufi" nën regji të Kushtrim Bekteshi.

Përmbylljen e festivalit e bëri drejtori i Teatrit të Preshevës z.Gani Veseli i cili i uroi fillimisht fituesve për çmimet si dhe falënderoi të gjithë ata të cilët kishin kontribuar në organizimin e festivalit

Aktorja Rita Gjeka për Tv Aldi u  shpreh shumë e lumtur për çmimet e fituara për shfaqjen më të mirë dhe çmimin aktorja më e mirë.

Aktori nga Tetova Burhan Amiti i cili mori çmimin special poashtu u shpreh shumë i kënaqur që çmimin e ka marrur nga vlerësimi i publikut ose i nikoqirëve.

Aktori Adem Karaga tha që është kënaqësi të kthehesh në shtëpi me tre çmime nga një publik i mrekullueshëm i Preshevës ndjehemi shumë të nderuar dhe të privilegjuar.

Ky ishte edicioni i 14-të i festivalit "Ditët e Komedisë Shqiptare" ku për pesë netë rresht qyteti i Preshevës ishte në festë gjë që tashmë është tradicionale.