Teatri /Migjeni/ nga Shkodra takim me kryetarin e Komunës së Preshevës. (Video)

Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi priti në takim trupën teatrale nga Shkodra...

Kryetar i  komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi mirëpriti në zyrën e tij aktorët e festivalit "Ditët e Komedisë Shqiptare".

Të pranishëm në takim ishin aktori nga Tetova Burhan Amiti, aktorët preshevar të shfaqjes "Maratonistët" dhe aktorët e Teatrit "Migjeni" nga Shkodra. 

Z.Shqiprim Arifi zhvilloi një bisedë me aktorët në lidhje me zhvillimet gjatë festivalit.

Drejtoresha e teatrit të Shkodrës Rita Gjeka për TV-Aldi u shpreh se nuk është hera e parë që jam në Preshevë, vazdhimisht prezentojmë me shfaqje, por këtë herë mora lajmin më të mirë pasi që qyteti i Preshevës është bërë me Teatër.

Pas takimit me kryetarin e komunës teatri i Shkodrës do të prezentohet sonte para publikut të Preshevës me shfaqjen "Tartufi".