Kështu u prit Ramush Haradinaj nga zyrtarët e BE-së në Bruksel (Foto)

Një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, po merr pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit .....

Një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, po merr pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Takimet kanë nisur në Zyrën e Mogherinit, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

Një ditë më parë në Bruksel, zyrtarët evropianë kanë pritur edhe Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.

Për dallim nga shefja e Qeverisë së Serbisë, delegacionit të Kosovës, nuk i është ekspozuar flamuri i Kosovës, ndërkohë që në tavolinën e palës kosovare është vendosur edhe emërtimi i Kosovës me fusnotë.