Lajçak për takimin me Kurtin: Normalizimi me Serbinë dhe hapat e ardhshëm pjesë e diskutimit

Lajçak për takimin me Kurtin: Normalizimi me Serbinë dhe hapat e ardhshëm pjesë e diskutimit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur të martën, ka bërë të ditur se ka diskutuar për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë dhe hapat e radhës që do të ndërmerren karshi dialogut.

Lajçak e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikimi ynë për hapat e ardhshëm u theksuan në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti në mëngjesin e sotëm në Prishtinë”, ka deklaruar Lajçak.

“Ne e shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar situatën në veri të Kosovës dhe energjinë”, ka deklaruar ai.

Lajçak ka vizituar Kosovën një ditë pas qëndrimit të tij në Serbi, i cili ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në Beograd sot diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut. Ne folëm edhe për çështje aktuale, duke përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë si dhe personat e zhdukur”, deklaroi Lajçak në njoftimin për takimin me Vuçiqin.