Ragmi Mustafa takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ndër vizitat më emocionale të jetës sime

Ragmi Mustafa takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ndër vizitat më emocionale të jetës sime

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vizituar në Hagë, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim. 

Mustafa ka shkruar në Facebook se kjo ishte një ndër vizitat më emocionale të jetës së tij.

"Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjith ishin mirë!Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë.Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!#MeÇLIRIMTARËT#LiriaKaEmër”.