Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq

Jeta të ballafaqon me lloj-lloj sfida, por njeriu asnjëherë nuk guxon të mposhtet sepse e tillë është jeta. Më duhet të them, se nganjëherë po flas me gjuhën dhe sakrificën e shkrimtarit amerikan, Ernest Heminguej me personazhin e plakut Santiago, i cili asnjëherë nuk dorëzohet karshi prapshtive që i'a ofron jeta.

Kaherë jam menduar, që t'mos shkruaj për vakitë që më kanë ndodhur në vendin ku unë jetoj,  jo pse kam frikë, por sepse nuk dua që askush t'mos abuzoj me personalitetin tim.

Presheva, kjo dashnore e qiellit të kaltërt ashtu si Migjeni e portretizoi Shkodrën e tij e shkatërruar emocionalisht, tek djaloshi i cili kërkon revolucion ndaj padrejtësive, që e kanë kapluar vendin e tij, ashtu edhe unë po mendoja, t'i bi mu në zemër malit që s'bëzanë. 

Po cili është ai mal, mund  të pyesni miqtë e mi? Presheva ime, është e pasur me shkolla, çerdhe, madje edhe biblioteka që i jep ngjyrime emocinale, këtij vendi, i cili çdo ditë e më shumë po boshatiset.

Dua të ndalem, aty ku më shumë më dhemb shpirti dhe ku e çmoj më shumë është shkolla dhe biblioteka, që ma mbushin jetën plot gjallëri.

Qyteti ynë, posedon edhe bibliotekën e tij zyrtare ku tash edhe përmbi dhjetë vite unë jam lexues i rregulltë, ku kam lexuar me qindra e qindra libra, dhe ku jam zgjedhur lexuesi më i mirë i vitit që shkoj. Nuk dua të lavdrohem, sepse bie që jam në nivelin më të ultë të shoqërisë.


Vakia e sotit kur  në mëngjes, i'u drejtova bibliotekës së qytetit, punëtorët tashmë ishin në pauzë dhe unë me qejfin tim, pikë së pari i'u drejtova sektorit shkencor të librit dhe sapo mora disa libra, më thanë që duhet ti kthej sepse është marrë vendim, që këta libra nuk duhet të dalin jashtë bibliotekës sepse është urdhër nga drejtoria. U ndala, dhe po thosha disa fjalë që dilnin nga zemra në raport me lexuesin dhe bibliotekën, e jo mes lexuesit dhe drejtorisë së këtij institucioni, sepse është gjëja më  qesharake dhe neveristëse, nëse lexuesi krijon raporte me drejtorinë. 

Prof. Rexhep Qosja kur po bënte tezën e doktoraturës për Asdrenin, destinacioni i tij ishte Tirana, kur ajo qeverisej nga Partia Komuniste e Enver Hoxhës e cila kur i'u dha leja që të gjurmoj për shkencë e lanë të punonte në Arkivin Qendror të Shtetit. Por çka hynë në punë kjo vakia ime me prof. Qosen, kur ai është gjigand, kurse unë jam thjesht një lexues. Do ta ndërlidhja se, biblioteka çdoherë duhet të mirëpres lexuesit dhe studiuesit e jo ti largoj ata sikur sot, që më ndodhi mua sepse do të vije një ditë, që ata libra do t'i shikojnë si miq të pabesë.

Kushdo që e mban, gojën mbyllur  karshi padrejtësive që aty  janë instaluar, le ta dinë se janë armiqtë e saj, dhe nuk kanë vend aty.

Gati harrova, krejt përmbajtjen e saj!

"Drejtora"të drejtoruar nga jashtë!

Mr. sc. Shefat Ademi