Haradinaj: S’kemi shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë

Haradinaj: S’kemi shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë

Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se qeveria nuk ka marrë masat e duhura në përkrahje të ekonomisë së vendit, sektorit privat bazuar në situatën aktuale, inflacionin dhe rritjen e çmimeve.

Kështu ka thënë Haradinaj nga takimi që ai ka pasur me Odën Ekonomike në Prizren, duke ritheksuar shqetësimin për ndërprerjen e projekteve madhore si dhe mungesën e komunikimit të duhur të institucioneve qendrore me bizneset.

Tutje i pari i AAK-së ka thënë se nuk ka shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, por që sipas tij, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë.

Postimi i plotë:

Situata nuk është e lehtë në gjithë vendin pa përjashtim. Qeveria nuk ka marrë masat e duhura në përkrahje të ekonomisë së vendit, sektorit privat, bazuar në situatën aktuale, inflacionin dhe rritjen e çmimeve.

Në takim me Odën Ekonomike në Prizren, ritheksova shqetësimin tonë për ndërprerjen e projekteve madhore si dhe mungesën e komunikimit të duhur të institucioneve qendrore me bizneset.

Nuk kemi më shpresa se kjo qeveri do ndryshojë veprimet, shpresa mbetet te ndryshimi i qeverisë.

Përgëzova bizneset e Prizrenit, që përkundër mospërkrahjes qeveritare, kanë arritur të korrin shumë suksese dhe të mbajnë investimet brenda vendit.