Kurti: Kosova shtet normal por marrëdhëniet me Serbinë nuk i ka normale

Kurti: Kosova shtet normal por marrëdhëniet me Serbinë nuk i ka normale

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Kosovën plotësisht siç kjo e fundit e ka shpallur vetën, shtet të pavarur.

I pari i qeverisë ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, duke i cilësuar ato si jo normale por që duhet normalizuar, ndërsa për Kosovën ka thënë se është shtet normal.

“Rreth 80% të vëllimit kohor të atij takimi, ka pasur të bëjë me marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA. SHBA-të e njohin Kosovën plotësisht siç ajo e ka shpallur vetën, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Por ajo çka edhe SHBA dhe ne e pranojmë që marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë. Pra Kosova shtet normal, por marrëdhëniet me Serbinë nuk e ka normale. Dhe si duket formula e këtij normalizimi, përsëri në pajtohemi me SHBA-të. E ajo është marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve e cila në qendër e ka njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për dokumentet shtesë që duhet të marrin qytetarët nga Serbia kur hyjnë në Kosovë, ai ka thënë se, kur qytetarët e Kosovës e marrin atë dokument, atë herë duhet që ta marrin edhe qytetarët serbë.

“Vendkalimeve kufitare, çdo qytetarë që dëshiron të kalojë për në Serbi, duhet të pajiset me një dokument shtesë. Kur qytetari i vendit tonë e merr kur shkon në Serbi, duhet të ketë një të tillë edhe kur qytetari i pajisur me dokumentet e Serbisë hynë në Kosovë”, ka shtuar Kurti.