Osmani: SHBA-të nuk përkrahin asnjë zgjidhje që cenon integritetin territorial të Kosovës

Osmani: SHBA-të nuk përkrahin asnjë zgjidhje që cenon integritetin territorial të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se është rikonfirmuar qëndrimi amerikan se ata nuk shtyjnë përpara asnjë zgjidhej që do ta prekte integritetin territorial sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në një konferencë pas kthimit nga vizita në SHBA së bashku me kryeministrin Albin Kurti, presidentja u shpreh se kanë kërkuar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken edhe mbështetje për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Edhe njëherë u rikonfirmua nga administrata amerikane që është e domosdoshme që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe ne kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi njoftuar më detaje sekretarin Blinken se ku qëndrojmë me marrëveshjet. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që asesi nuk shtyjnë përpara asnjë zgjidhje që do ta prekte integritetin territorial, sovranitetin e Republikës së Kosovës apo dhe rregullimin kushtetues të vendit tonë”, deklaroi Osmani.

Presidentja u shpreh se është kërkuar në takimin me Blinken mbështetjen që të bëhen hapa konkrete për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Paqe, pasi është e rëndësishme për rajonin.

“Kemi kërkuar përkrahjen e SHBA që të bëhen hapa konkretë në anëtarësim në Partnerin për Paqe si hap drejt anëtarësimit në NATO, kemi sqaruar pse kjo është tejet e rëndësishme për rajonin tonë tani kur siguria në rajon dhe në të gjithë Evropën është shumë e brishtë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe për shkak të intencave ruse të cilat janë historike siç e dini që ta destabilizojë të gjithë kontinentin evropian edhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor”, vijoi Osmani.

Osmani Manastiri u hap në kontestin e vendimit të Kushtetueses

“Sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit është shtruar që gjithnjë e keni dëgjuar më herët edhe nga ana e palës amerikane, në kontestin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Osmani.