Gjatë vikendit në qytetin e Bujanocit kane përfunduar edhe dy projekte infrastrukturore

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur që gjatë vikendit, janë realizuar disa projekte infrastrukturore.

“Pas përfundimit të punimeve në Letovicë, kompania e kontraktuar “Saba Bellça” ka përfunduar edhe dy projekte infrastrukturore në qytetin e Bujanocit.

Ditëve në vijim, sipas dinamikës së paraparë do të fillohet me punë edhe në Tërnoc dhe të gjitha vendbanimet tjera të planifikuara me buxhetin e vitit 2022” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

Megjithate, edhe gjatë së këtyre ditëve, pritet të vazhdohet me projektet infrastukturore në vendbanime të ndryshme të Komunës së Bujanocit.