Në Preshevë shënohet 16 maji e njohur si ''Dita e Rezistencës Rome''

Historik i shkurtër për datën 16 maj 1944 e cila njihet si "Rezistenca Rome në kampin famëkeq të Auschwicz Brikenau në Poloni"

Kur flasim për historinë e romëve, duhet përmendur se historia e romëve, për fat të keq, është shkruar nga kombe të tjera. Kjo shkencë shoqërore, e cila merret me studimin e  së kaluarës njerëzore dhe e lidhur me historine e romëve, në shumicën e rasteve ishte shtrembëruar ose zbehur padrejtësisht.

Ja ku jemi sot, për të mos harruar, për të shënuar DITEN E PERKUJTIMIT TE RREZISTECES SË ROMËVE NE KAMPIN E FAMSHËM TË AUSCHWICZ BIRKENAU NË POLONI

Ne këtë kamp gjerman përqendrimi Aushvic-Birkenau, brenda sektorit të kampit Blle, romët u detyruan të punonin, u torturuan dhe vdisnin nga uria. U kryen eksperimente brutale mbi romët dhe fëmijët e tjerë, për shembull, që mjeku famëkeq Jozef Mengele u hoqi organet e brendshme dhe vëzhgoi punën e tyre. Megjithatë, thuhet se ka pasur situata më të këqija dhe se vdekja ishte më e dëshirueshme se jeta. Kryengritja e të burgosurve u zhvillua pikërisht aty ku pritej më pak. Më 15 maj 1944, një lëvizje e fshehtë rezistence informoi romët për planet e nazistëve për të mbyllur kampin të nesërmen dhe planifikoi të vriste të gjithë të burgosurit romë (në atë kohë ishin 6000) në dhomat e gazit per t'i lënë vend një grupi të ri. të të arrestuarve, të cilët sapo po vinin dhe ishin fizikisht më të aftë për të punuar. Megjithatë, kur të burgosurit e kampit mësuan se ishte planifikuar eliminimi i tyre i plotë, për t'u lënë vend të burgosurve të rinj, përgatitën një rebelim. Të nesërmen, 16 maj 1944, pati nje kryengritje të ashpër të romëve në Auschwicz. Romët refuzuan t'u bindeshin rojeve të SS dhe nuk dolën për thirrjen e mëngjesit. Në vend të kësaj, të armatosur me çekiç, kazma, lopata, dërrasa, shufra dhe tela me gjemba, ata u barrikaduan në kazermat e tyre. Fëmijët u armatosën me gurë të mbledhur./RtvAldi.

Kur gardianët sulmuan në mënyrë të organizuar pasdite të burgosurit, ata hasën në rezistencë të paparë dhe pati viktima nga të dyja palët. Romët u rebeluan në përpjekje për të shpetuar jetën e tyre dhe të bashkëkombësve të tyre dhe i'u kundërvune kriminelëve. Armët e perdorura nga romët nuk mund të krahasoheshin me ato gjermane, por edhe ushtarët i ndjenë pasojat e përleshjes dhe plani për eliminimin e romëve u shty për pak kohë. Kjo ishte rezistenca e parë e organizuar e të burgosurve në këte kamp.

Fatkeqësisht, te arrestuarit arritën ta shtyjnë të pashmangshmen vetëm për disa muaj. Natën mes 2 dhe 3 gushtit 1944, SS germane likuiduan "kampin e ciganëve". Gratë, fëmijët, romët e moshuar dhe të sëmurë fillimisht u mbytën në dhomat e gazit atë natë dhe më pas u dogjën në një krematorium.

Dhe, natyrisht, ky gjenocid ndaj romëve mbeti nën hijen e krimeve të tjera që u kryen në atê kohe. Kryesisht, për shkak të shumë pak burimeve të ruajtura historike, dokumenteve arkivore, dëshmive dhe materialeve fotografike.

Megjithatë, Dita e Rezistencës se Romëve shërben si dëshmi se askush nuk mund ta thyej dhe nënshtroje plotësisht një person, pavarësisht nga niveli i frikës, dhunës dhe vdekjes me të cilin përballet në një moment të caktuar.

Kështu që, ne sot jemi këtu si dëshmitarë, se kjo ditë nuk do të harrohet kurrë. Dhe ja, shfrytëzoj rastin t'ju informoj se romët në të gjithë Evropën janë organizuar dhe po protestojnë sot para selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel,16 maj 2022./Rtv Aldi