“Përfundova në burg”, Pique: Gëlltita monedha që të shpëtoja

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për një episode aspak të rëndë që i ka ndodhur gjatë kohës kur luante në Angli.

“Karriera ime po shkonte për dreq”-ka zbuluar lojtari së fundmi. Ngjarjet që mbrojtësi i Barçës i tregoi për “The Wild Project” tregojnë për jetën që bënte ai jashtë fushës së blertë.

“Isha i skuqur kur më ndaloi policia. Ishte viti përpara se të të lëvizja te Barcelona. Bëra testin e alkoolit dhe më pas e gjeta veten në furgonin e policisë për në burg. Karriera ime ishte duke shkuar për dreq dhe në atë moment mendova ‘çfarë dreqin po ndodh?’”, theksoi Pique.

Mbrojtësi u nxor nga burgu nga agjenti i tij, por ndër të tjera ai rikujton edhe një legjendë urbane, që e shpëtoi.

“Ata më dhanë një çantë që të vendosja gjithçka kisha dhe më dërguan në një dhomë, më pas polici u largua për një moment. Isha i dëshpëruar. Kisha disa monedha të mbetura, kisha dëgjuar se po t’i gëlltisje monedhat nuk rezultojë pozitiv dhe ashtu bëra. Shpëtova për mrekulli, por nuk e di nëse ndodhi nga monedhat. Në vend që të shkoja në shtëpi, mora taksi për në kazino”, shtoi më tej futbollisti.