znj.Sinani viziton Shoqatën ''Jetimat e Ballkanit'' së shpejti fillon ndërtimi i dy shtëpive në komunën e Preshevës

znj.Sinani viziton Shoqatën ''Jetimat e Ballkanit'' së shpejti fillon ndërtimi i dy shtëpive në komunën e Preshevës

Postimi i plotë i znj.Sinani:

2 SHTËPI TË REJA PËR KOMUNËN E PRESHEVËS

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem mysafire e Halil Kastratit dhe Shoqatës "Jetimat e Ballkanit".

Me rastin e 12 vjetorit të Shoqatës, z.Halil Kastrati bëri ndarjen e 149 çelësave të shtëpive për nevojtarët e skamnorët anembanë ku jetojnë shqiptarë.

Për Luginën e Preshevës sot u dhuruan 4 shtëpi, prej të cilave 2 për komunën e Preshevës. Gjegjësisht për një familje në Rahovicë dhe një në Corroticë.

Në fjalën time të rastit, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, përshëndeta aktivitetin dhe falenderova Shoqatën për ndihmën e saj. 

Të bësh me streh një familje në nevojë është emocion i jashtëzakonshëm, të cilin sot e përjetova gjatë ndarjes së shtëpive për 149 familje.

Faleminderit.