Osmani i kundërpërgjigjet Selakovicit: Kam qenë refugjate pasi na keni përndjekur ju

Osmani i kundërpërgjigjet Selakovicit: Kam qenë refugjate pasi na keni përndjekur ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar përplasjet me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakovic, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’së që u mbajt sot.

Selakovic, nisi me deklaratat e tij skandaloze duke thënë se qindra mijëra serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe iu drejtua Osmanit se ‘’ka qëndruar e heshtur për dëshmitë rreth kësaj ngjarje’’.

“Ne kemi dëgjuar qytetaren e Republikës, zonja Osmani-Sadriu dhe ne kemi dëgjuar edhe tregimet në mënyrë cinikë që injorojnë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe është theksuar nga zotri Tanin dhe referuar veprimeve të fundit. Ajo ka qenë mjaft e heshtur për dëshmitë nga fakti se ka më shumë se 200 mijë persona të zhvendosur që kanë kërkuar mbi 22 vite të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ka treguar që kanë pranuar refugjatë nga shtete të largëta.”, ka thënë ai.

Ai tutje para gjithë anëtarëve të OKB’së iu drejtua presidentes Osmani duke i thënë se Vucic është edhe presidenti i saj.

Selakovic ka shkuar edhe më tej duke i thënë Osmanit ‘’se nuk mund t’I kuptosh disa gjëra pasi ke qenë refugjate.’’

Pas Selakovic, fjalën e ka marrë Osmani e cila iu kundërpërgjigj atij duke i thënë se ishte refugjate për shkak se serbët detyruan familjen e saj që të lëshonte Kosovën e të shkonte në Mal të Zi.

‘’ Natyrisht nuk mund të kuptoj çka kalojnë viktimat e luftës, po kam qenë refugjate pasi jam detyruar të dalë nga shtëpia. Në maj të 1999 unë dhe familja ime kemi shkuar në Mal të Zi si refugjate. E di se çfarë do të thotë të jem refugjate, dhe kështu kemi hapur zemrat dhe mendjen për popullin e Afganistanit’’, tha Osmani.

Ajo tutje vazhdoi të thotë se serbët e dinë mjaft mirë për vendndodhjen e varrezave serbe por kërcënohen nga pushteti aktual, dhe si pasojë nuk mund të flasin për gjëra të tilla.

‘’ Natyrisht se po mendoja për Djindjic që është mbytur në Serbi, dhe ka folur për këto varreza masive, dhe bashkëpunuesit e tij e kanë konfirmuar, dhe folësi aktual i parlamentetit i kërcënon qytetarët serbë që po bashkëpunojnë me komunitetin ndërkomëbtar që duan të flasin se ku gjenden këto varreza. Kjo nuk ndodh në cdo vend të botës dhe natyrisht që Selakovic mund të vazhdoj me propagandën e tij, por sic e përmenda e vërteta nuk mund të ndërrohet ka ndodhur para syve tuaj’’ shtoi tutje Osmani.