Koeman nuk do të shkarkohet nga Barcelona

Holanedezi do të vazhdojë të mbetet në krye të gjigantit spanjollë.

Ronald Koeman është përfolur shumë ditëve të fundit se do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës.

Shkaku i rezultatve jo edhe aq të mira thuhet se Koeman do të largohet ndërsa vendin e tij do ta zë Xavi Hernandez.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, presidenti i klubit Joan Laporta do të vazhdojë t’i jap mbështetje holandezit.

Gjatë orëve të fundit Laporta ka biseduar me Xavin dhe i ka shpjeguar arsyen se pse Koeman do të vazhdojë të mbetet trajner përkundër formës së të dobët që po tregojnë ‘Blaugranët’ këtë edicion.

Laporta beson që pas kompletimit të ekipit me futbollistët që rikthehen nga lëndimi, situata do të ndryshojë dhe do të vijnë rezultatet pozitive.

Megjithatë, Xavi do të mbetet opsion i ‘Blaugranëve’ dhe në një të ardhme të afërt do ta drejtojë gjigantin spanjollë.