z.Bilalli demanton z.Hysenin, i'a publikon dokumentin ku znj.Sinani kishte ndihmuar z.Hyseni për sukseset e arritura në fushën e sportit

z.Bilalli demanton z.Hysenin, i'a publikon dokumentin ku znj.Sinani kishte ndihmuar z.Hyseni për sukseset e arritura në fushën e sportit

Postimi i plotë i z.Driton Bilalli i cili është shef i kabinetit të kryetarës znj.Ardita Sinani:

KEQARDHJE MENSUR!

Po të mos ekzistonte mundësia që e pavërteta të merret si e vërtetë, sigurisht se postimi i fundit i Mensur Hysenit nuk do të meritonte as edhe një shkronjë të vetme. 

Asnjë shkronjë të vetme, sepse Mensuri nuk e pati asnjë shkronjë për të vërtetën. 

Për të vërtetën që vet kryetarja e Komunës nënshkroi Vendimin e Këshillit Komunal të datës së 15 korrikut 2021, ku ndaheshin 120.000 dinarë për Mensur Hysenin.

Kjo dëshmi (Konkluzion) është e bashkëngjitur më poshtë. Pra kjo është FAKT. E zezë në të bardhë!

Por këtë të vërtetë nuk e thotë Mensuri. 

Kjo qenka sipas tij “Mosmbështetje”, ani se atëherë e ka pranuar ndihmën financiare.

Hajde të thoshte tash së paku se ka ndërruar mendje dhe se e konsideron shumë të vogël financiare, por Mensuri nuk e gjeti asnjë shkronjë të vetme për ta përmendur! 

Pra, asnjë shkronjë të vetme për të treguar se ka pranuar mbështetje prej 120.000 dinarëve!  

Këtë mbështetje financiare nuk e përmendi kurrë kryetarja e Komunës, që mos të duket se po dëshiron të përfitojë politikisht dhe elektoralisht.    

E kur Mensuri s’pati asnjë shkronjë të vetme për këtë mbështetje financiare, si të pritet të përmend mbështetjen jofinanciare, ku kryetarja e ftoj për takimin e parë dhe e priti në zyren e saj më 10 shtator!? 

Kjo shmangie e së vërtetës flet shumë. Aq shumë sa e humb edhe kuptimin këtu të paraqitjes të së vërtetës, mbi vendimin e fundit të Komisionit të OJQ për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare. Arsyet mund të sigurohen lehtë, me mundësi ankimimi.   

Edhe një herë urime për suksesin tënd sportiv Mensur. I shoqëruar me të vërtetën, ky sukses merr edhe më shumë vlerë. 

Për këto suksese, mbështetja e kryetares së Komunës nuk do të mungojë asnjëherë. Siç nuk ka munguar. Megjithë përpjekjet për ta fshehur.