Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se paratë e grumbulluara nga qytetarët e Luginës do të kthehen si donacion për Luginën.
“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën” ka thënë ai.
Megjithate qytetarët e Luginës së Preshevës, jo se nuk besojnë në deklaratat e qeveritarëve të Kosovës, por ata nuk besojnë se këto mjete, nëse kthehen do të shërbejnë për qytetarët, kështu janë shprehur në komentet e tyre në rrjetet sociale.