Lajm i mirë për Shqipërinë, FIFA e dënon Hungarinë me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

FIFA ka marrë një vendim të shpejtë për Kombëtaren e Hungarisë.

Në përballjen mes Hungarisë dhe Anglisë me 2 shtator, gjatë tërë ndeshjes kishte thirrje raciste drejt “Tre Luanëve”, gjë që nuk tolerohet nga shtëpia e futbollit.

Ndërsa, sot (e martë), FIFA ka vendosur t’i jap dënimin Kombëtares së Hungarisë.

FIFA e ka gjobitur me 216 mijë euro plus dy ndeshje pa tifozë.

Ky është vërtet lajm i mirë për Shqipërinë, ngase ndeshja kthyese me 9 tetor do jetë pa tifozët hungarezë.