Tre mandate kryetar/ Rufki Suma mund të mos jetë më kandidatë për Hanin e Elezit

Tre mandate kryetar/ Rufki Suma mund të mos jetë më kandidatë për Hanin e Elezit

Kryetari që ka përvojë qeverisëse tre mandate nga katër vite, Rufki Suma, nuk ka vendosur ende nëse do të rikandidoj për të katërtën herë për të parin e Hanit të Elezit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, mirëpo Suma ende nuk ka vendosur nëse e do edhe një mandat.

Ai ka thënë se ka vazhdimisht oferta nga partitë politike që t’i bashkohet, mirëpo siç ka qenë tash e 12 vite i vendosur të qëndrojë vetëm, ashtu do të jetë edhe në vazhdimësi.

“Data është caktu, nuk kemi vendosur. Do të shohim edhe pse kemi kërkesa. Me dëshirë nuk do të jem serish. Gati jemi në përfundim të mandatit të tretë, mirëpo meqenëse kemi thënë se do të jemi në shërbim të qytetarëve do ta shohim a do të vendosim a jo”, ka thënë ai në një intervistë për lajmi.net.

Për këto dhe gjëra të tjera mjaftë interesante që e karakterizojnë kryetarin Suma, ndiqeni intervistën: