NP.Moravica pastron rrugën kryesore të qytetit të Preshevës (FOTO)

NP.Moravica pastron rrugën kryesore të qytetit të Preshevës

NP.Moravica gjatë mbrëmjes ka bërë pastrimin e rrugës kryesore të qytetit të Preshevës, ku znj.Ardita Sinani përmes një postimi në facebook ka shkruar se kur e menaxhon ndërmarrjen publike në shërbim të interesit të përgjithshëm e jo në funksion të pasurimit privat të pushtetarëve nëpërmjet keqpërdorimeve financiare, edhe kur ta lënë me 6 million dinarë borxhe, mund të punosh profesionalisht dhe për interes të qytetarëve. 

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Mirëmëngjes

MENAXHIM I PASTËR, KOMUNË E PASTËR

Kur e menaxhon ndërmarrjen publike në shërbim të interesit të përgjithshëm e jo në funksion të pasurimit privat të pushtetarëve nëpërmjet keqpërdorimeve financiare, edhe kur ta lënë me 6 million dinarë borxhe, mund të punosh profesionalisht dhe për interes të qytetarëve. 

Kjo është diferenca. Kjo është krejt ndryshe. 

Kjo është Presheva e Re.

#Moravica #Publikja #Profesionalizëm