2ton ka një surprizë për fansat me këngën e radhës

2ton ka një surprizë për fansat me këngën e radhës

Këngëtari po shihet aktiv me projekte muzikore këtë verë.

Që nga hyrja në vitin 2021, 2ton ka realizuar më shumë se katër këngë e të gjitha me videoklip.

Dhe, siç duket ai nuk ka të ndalur derisa ka dhënë detaje për projektin e ri muzikor të cilin do e lansojë nesër.

Përmes një imazhi të publikuar në Instagram nga prapaskenat e klipit, 2ton zbuloi titullin e këngës dhe tregoi se ky projekt muzikor do jetë bashkëpunim.

Ai ka zgjedhur që të bashkëpunojë me vëllanë e tij, Xhavit Avdylin dhe kënga titullohet “Malli”.

Kujtojmë se, ky është bashkëpunimi i tretë i dyshes pasi që ata kanë edhe një projekte tjera muzikore.