Chiellini para ndeshjes me Turqinë: Qetësi dhe entuziazëm, pastaj gjërat vet rrjedhin

Chiellini para ndeshjes me Turqinë: Qetësi dhe entuziazëm, pastaj gjërat vet rrjedhin

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka folur për sfidën ndaj Turqisë.

Italia do ta zhvilloje ndeshjen hapëse të “Euro 2020” ndaj Turqisë sot në orën 21:00.

Chiellini është shprehur tejet optimist duke folur para ndeshjes në një intervistë për “SkySport”.

“Orët e para si kapiten i Kombëtares i jetoj me entuziazëm të madh”, tha ai.

“Mezi presim, na u desh të presim edhe një vit më tepër këtë Kampionat Evropian”, shtoi ai.

“Që kur jemi grumbulluar në Sardenja, ëndërrojmë të jemi këtu. Është gjithçka gati, tashmë nga sot fillojmë të përjetojmë adrenalinën dhe ambientin e ndyrshëm, mezi presim për ndeshjen e nesërme”, tha Chiellini.

“Duhet ta përjetojmë me qetësi, ta kalojmë këtë moment me entuziazëm, pastaj gjërat shkojnë vetvetiu. Gjithçka po shkon mirë, jemi gati fizikisht dhe mendërisht, tani na mbetet të zbresim në fushë të vetëdijshëm që do hasim në vështirësi”, përfundoi Giorgio Chiellini.