Mancini: Jam optimist dhe i sigurt, më vjen keq për Sensin dhe Pellegrinin

Mancini: Jam optimist dhe i sigurt, më vjen keq për Sensin dhe Pellegrinin

Selektori i Italisë, Roberto Mancini ka folur para ndeshjes me Turqinë.

Italia do ta zhvilloje ndeshjen hapëse të “Euro 2020” ndaj Turqisë sot në orën 21:00.

Selektori i “Azzurrëve” është shprehur i sigurt dhe optimist para sfidës me Kombëtaren turke, Mancini deklaroi se ai është i interesuar vetëm në paraqitjen sa më të mirë të Italisë.

“Të rikthehesh në Romë me publik është kënaqësi, edhe pse me një vit vonesë”, tha ai.

“Do të jetë një natë e mrekullueshme, luajmë kundër Turqisë, një skuadër teknike që di e di si luhet futbolli”, shtoi ai.

“Ne kemi punuar mirë këto vitet e fundit, kemi krijuar një grup të mirë. Duam të vazhdojmë kështu, kam shumë besim në skuadër”, tha Mancini.

Mancini foli edhe për mungesat e Sensit dhe Pellegrinit, të cilët u detyruan të riktheheshin në shtëpi nga lëndimet.

“Më vjen keq për ta, ishin lojtarë të rëndësishëm për ne. Të dy mund të luanin pozita të ndryshme, është për të ardhur keq. Do të mundnin të luajin, por ky është futbolli, mund të ndodh”, përfundoi Roberto Mancini.