Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti amneston Serbinë, akuzon shqiptarët për ëndrrën e bashkimit kombëtar

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti amneston Serbinë, akuzon shqiptarët për ëndrrën e bashkimit kombëtar

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti amneston Serbinë, akuzon shqiptarët për ëndrrën e bashkimit kombëtar mu ditën më të lavdishme të luftës çlirimtare të UÇPMB-së, ditën kur Lugina e Preshevës ka dhënë më të mirët e saj, ditën ku përkujtohen 27 dëshmorët, ku përkujtohet komandant Delta, kur secili nga ne rizgjon e rikujton luftën për mjë ëndërr të baballarëve tanë atë të Bashkimit me Trungun - Shqipërinë,

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti gjen guximin dhe akuzon shqiptarët që akoma shpresojnë dhe luftojnë që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Kosovës, të quhet Kosovë Lindore. Arbër, jo! Ti je politikani më i papërgjegjshëm! Duhet të të vij turp ty, sepse ti përfaqëson votuesit e tu në Bujanoc.

Turp të të vij që amneston Serbinë që në Kosovë vrau 10.812 shqiptarë të pafajshëm e që përdhunoi mbi 20.000 gra, që vrau 27 dëshmorë në Luginë e që i la 27 familje pa vëllaun e pa prindin me të dashur të tyre! Ti nuk përfaqëson askend! Ti nuk përfaqëson as edhe një votues të APN-së në Bujanoc! Ti ndosha përfaqëson vullnetin e eprorit tënd të Preshevës - Shqiprim Arifin, por JO as edhe një shqiptar të Luginës!  Ti duhesh urgjentisht të kërkosh falje e të vazhdosh të meresh me çfarë të duash tjetër por jo me politikë!